“Gjobat sipas qejfit, por s’na lënë të punojmë”, bllokohet e-albania

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 06.01.2025, 11:18

Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë thekson shqetësimet e bizneseve lidhur me mosfunksionimin e sistemit “selfcare”. Në këtë portal bizneset e vogla kanë mundësinë për të lëshuar faturat e tyre.

Sipas qytetarit që na shkruan, sistemi është jashtë shërbimit prej gati një jave, duke krijuar vështirësi të mëdha për ata që mbështeten në të për veprimtaritë e përditshme.

Situata, sipas denoncuesit, është përkeqësuar sot, me probleme që kanë ndikuar më tej në aftësinë e bizneseve për të operuar normalisht. Qytetari ka ngritur shqetësimin se mungesa e aksesit po dëmton punën dhe detyrimet e përditshme.

Këto problematika janë në vazhdimësi shqetësim i qytetarëve, të cilët në mungesë të zgjidhjes, i adresojnë në redaksinë tonë.

Mesazhi i plotë:

ca eshte ky shtet mire qe kercasin gjobat si mbas qejfit por sna lene te punojme.Sistemi selfcare eshte jashte sherbimit.Asnje e dhene e sakte spo na lene te punojme Ka gati 1jave qe s punon Por sot shapet fare”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit