Një qytetar i cili prej 6 vitesh jeton në emigrim, Angli, bashkë me familjen dhe prindërit e tij, ka denoncuar komshinjtë në Shkozë se po i dëmtojnë banesën private.
Qytetari thotë se komshinjtë duke përfituar nga fakti se ai jeton jashtë, hedhin mbeturina rreth e qark shtëpisë së tij dhe kjo ka sjellë bllokimin e kanalizimeve dhe tubacioneve. Ai thotë se në dy raste shtëpia i është përmbytur plotësisht nga uji dhe balta dhe mobiljet janë shkatërruar nga kjo ndodhi.
Përveç kësaj, ai tregon se sa herë kthehet në Shqipëri, i duhet që për 3-4 ditë të pastrojë shtëpinë nga plehrat dhe papastërtitë që i hedhin komshinjtë. Madje ai shprehet se më parë komshinjtë i kanë vjedhur edhe pajisje pune, por policia s'ka bërë asgjë.
Meqë është lodhur nga kjo situatë e përsëritur dhe e vazhdueshme, ai i bën thirrje komshinjve që të heqin dorë nga këto veprime të papërgjegjshme pasi askush s'ka për detyre të mbajë mbi kurriz dëme të tilla.
Denoncimi i qytetarit:
Pas kaq peripecive dhe mosgjetjen e nje gjuhe te perbashket me komshinjte e mi mora mundimin tu shkruaj juve meqe ju ndjek nder vite. Kam nje ndertese ne shkoze ku tash e 6 vjet nuk jeton njeri aty per shkak se mora dhe prinderit e mi me vete ne Angli. Nisur nga mosprezenca e askujt komshinjte kishin filluar te hidhnin mbeturina rreth e perqark shtepise dhe si pasoje dy here u permbyt me uje e lluce kati zero ose perdhe,sa here qe kthehem ne shqiperi punoj 3-4 dite duke pastruar mbatjet qe kan hedhur komshinjte.,e kjo po me irriton se tepermi,prandaj po shpresoj se si media shume e ndjekur ne shqiperi po dhe per ne ne diaspore mund ti dergojme komshive te mi nje mesazh urimi ( boll me me keto mbeturina),ju lutem po patet mundesi postojeni me emer e mbiemer. Po ju dergoj dhe ca video te mara nga camerat te shikojne njerzit se ca behet dhe ne fund te vitit 2024 . Bllokimi I kanaleve me mbeturina dhe hedhja e tyre pa kriter nga njerez pa karakter dhe te pa pergjegjeshen demtojne nje pale te trete qe nuk u ka asnje borxh e kusur. Kan vjedh perpara dhe policia ska be gje