Djali e kërcënon me vrasje nënën 55-vjeçare, ajo i drejtohet Policisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2025, 09:06

Policia ka njoftuar në Mitrovicë, një 24-vjçar, i cili dyshohet se është përdorues i substancave narkotike, ka kanosur nënën e tij 55 vjeçare.

Bëhet me dije se gruaja e ka denoncuar rastin në Polici ku ka raportuar se djali i saj e ka kërcënuar me thikë se do ta vrasë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit