Apasiev: Ligji për licencat dygjuhësore u kontrabandua në kuvend nga OBRM-PDUKM-ja për t’i bërë qejfin VLEN-it, por presidentja nuk e nënshkruajti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2025, 09:00

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova vendosi veton dhe nuk e dekretoi Ligjin për licensa dygjuhësore nëpër çerdhet e fëmijëve, përmes Facebookut është prononcuar, lideri i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Ai shkruan se ky ligj u kontrandua në kuvend vetëm që OBRM-PDUKM t’i bëjë qejfin VLEN-it, duke përkrahur vendimin e presidentes Siljanovska për mos dekretim.

“A e dëgjoi më në fund Presidentja e Republikës apelin e deputetëve nga “E Majta” dhe vendosi VETO për licensat antikushtetuese dygjuhësore, që vmroistët i kontrabanduan në Kuvend, për t`ua bërë qejfin neobalistëve të VLEN-it? Nëse është ashtu, “aferim dhe ashkollsun” , ka shkruar Apasievi.

Pas votimit të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ku ishin vendosur licensat dygjuhësore, nga “E Majta” që në dhjetor u dërguan thirrje për Presidenten që ta shfrytëzojë të drejtën e vetos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit