Pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kapin 50 fishekë në valixhe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2025, 19:38

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së hënës, ku ka thënë se të njëjtit i janë sekuestruar fishekët.

I dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit