Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2025, 08:49

Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-45 km/h,raporton meteokosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit