Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Raportohet se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", një 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi M.B dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
40-vjeçari është transportuar drejt spitalit, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi", një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri një shtetas 40 vjeçar, banues në Fier.
40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.