Një rast shqetësues i keqtrajtimit të kafshëve është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania.
Në pamjet e filmuara nga një qytetar, shihet një person i paidentifikuar që tërheq një kalë me makinë në qendër të Vlorës, në zonën e njohur si ish-karburant Vola.
Sipas qytetarit, veprimi i papërgjegjshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar indinjatë tek ata që kanë qenë dëshmitarë të kësaj skene.
Kalimi i makinës dhe tërheqja e kalit në këtë mënyrë paraqesin jo vetëm një akt të pastër keqtrajtimi ndaj kafshës, por edhe rrezik për sigurinë në rrugë.
JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë dhe të marrin masa ndaj këtij akti të papranueshëm, duke kërkuar gjithashtu ndërgjegjësimin për trajtimin e kafshëve.