Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast shqetësues të prishjes së qetësisë publike nga një lokal në qytetin e Dibrës.
Sipas tij, bëhet fjalë për lokalin "Vip Beer 2", i cili është marrë me qira nga drejtori i DPSHTRR Dibër, Spartak Koltraka.
Qytetari thekson se zhurmat dhe bisedat me zë të lartë në këtë lokal janë kthyer në një problem të madh për banorët e zonës, ku shumë prej tyre, përfshirë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, nuk mund të flenë gjumë.
Ai ka dërguar edhe një video, e regjistruar në orën 2 të mëngjesit, ku dëgjohen qartë bisedat e zhurmshme të klientëve, ku nuk mungojnë as fjalët banale.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të zgjidhur këtë problem që po u prish qetësinë dhe cilësinë e jetës.