Rritet mosha e pensionit, më shumë vite punë për gratë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.01.2025, 19:29

Mosha e daljes në pension për gratë në Shqipëri është rritur në 61 vjeçe e 8 muaj, sipas vendimit të marrë me reformën e vitit 2014 për sigurimet shoqërore. Kjo rritje vjen me dy muaj shtesë për gratë që kanë 38 vite vjetërsi pune, të cilat duhet të punojnë 2 muaj më shumë për të dalë në pension këtë vit.

Për burrat, mosha e pensionit mbetet 65 vjeç dhe do të qëndrojë e pandryshuar deri në vitin 2033. Sidoqoftë, ata tani duhet të kenë 38 vite e 4 muaj vjetërsi pune për të përfituar pensionin e plotë, ndryshim që ka ndodhur në kuadër të reformës së 2014.

Përmes këtyre ndryshimeve, reforma e pensioneve parashikon një sistem të ndryshuar deri në vitin 2056, kur mosha e pensionit do të jetë e njëjtë për të dyja gjinitë, 67 vjeç. Sipas të dhënave të sigurimeve shoqërore, pensioni mesatar është 19 mijë lekë dhe ka rreth 723 mijë përfitues të pagesave mujore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit