Mërgimtarët po kthehen drejt vendeve ku punojnë e veprojnë: Deri në tri orë pritje në kufi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.01.2025, 18:35

Mërgimtarë të shumtë që festat e fundvitit i pritën në shtëpitë e tyre në Kosovë, tashmë po kthehen drejt vendeve kryesisht të europës, ku punojnë e veprojnë. Kjo ka bërë që këtë të dielë të pesë janarit pritjet për të dalë nga Kosova të shkojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në Merdarë.

Kjo sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Deri në 2 orë prite në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ndërkaq deri në 1 orë e 30 minuta pritjet vazhdojnë të jenë në Mutivodë.

Në Muçibabë po pritet deri në 40 minuta, në Bërnjak nga 20 deri në 30 minuta dhe në pikën kufitare në Jarinjë po pritet deri në 20 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit