Arben Taravari nga koalicioni VLEN përmes një postimi në profilin e tij ka uruar pensionistët për ritjen e pensionit për pesë mijë denarë duke shtuar se pensionistët janë ndër më të dashurit tanë.
“Pensionistët janë ndër më të dashurit tanë. Rritja prej 5000 denarësh është vetëm një hap drejt detyrimit që ju kemi, por një hap i sigurtë! Gjyshërit dhe Prindërit janë Krenari në çdo moshë!”, shkruan Taravari.
Kujtojmë se pensionistët do të marrin me rritje pensionet që nga muaji mars, vendimi erdhi pas miratimit për rritje lineare të pensioneve.