Një ngjarje shqetësuese është raportuar në një biznes të luleve tek Rruga e Durrësit, ku një çift i dyshuar ka kryer një vjedhje të organizuar.
Ngjarja ka ndodhur më 04/01/2025, rreth orës 20:00, kur dy individë, të identifikuar në një imazh të siguruar nga kamerat e sigurisë, janë parë duke vjedhur dy kompozime me lule natyrale nga dyqani.
Përmes denoncimit të publikuar, pronari i dyqanit kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar autorët dhe ndihmuar në gjetjen e tyre.
Mesazhi i qytetarit:
"Dua të raportoj një vjedhje në biznesin tim tek Rruga e Durrësit. Një çift, i cili duket qartë në imazh, vjedhin 2 kompozime me lule natyrale. Duket si vjedhje e organizuar. Turp, siç do ta shikoni, është goxha çift, dalin dhe bëjnë grabitje në dyqan lulesh. Ju lutem, publikojeni që të diskretitohen... dikush do t'i njohe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, më 04/01/2025, rreth orës 20:00. Faleminderit!"