SHBA: Paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.01.2025, 16:43

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në SHBA, Vivek Murthy, propozoi shtimin e një paralajmërimi për rrezikun e kancerit në etiketat e pijeve alkoolike, duke theksuar se konsumimi i alkoolit rrit mundësinë e prekjes nga disa lloje kanceri, përfshirë atë të gjirit, mëlçisë dhe zorrës së trashë. Ai gjithashtu kërkoi një rivlerësim të udhëzimeve mbi kufizimin e konsumit të alkoolit për të ndihmuar qytetarët të marrin vendime të informuara mbi shëndetin e tyre.

Sipas një raporti të fundit, alkooli është shkaktar për rreth 100 mijë raste kanceri dhe 20 mijë vdekje nga kanceri çdo vit në SHBA, duke e renditur atë si shkaktarin e tretë kryesor të kancerit të parandalueshëm, pas duhanit dhe obezitetit. Këto shifra janë shumë më të larta se vdekjet nga aksidentet rrugore të lidhura me alkoolin, të cilat arrijnë në rreth 13,500 raste çdo vit.

Aktualisht, etiketat e pijeve alkoolike në SHBA përmbajnë paralajmërime mbi dëmet e alkoolit për shëndetin dhe sigurinë, veçanërisht për gratë shtatzëna dhe drejtuesit e automjeteve.

Ky paralajmërim nuk është përditësuar që nga viti 1988.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit