Një sherr ku ishin të përfshirë disa shqiptarë është bërë viral në mediat dhe rrjetet sociale italiane.
Edhe pse në fillim u tha se ngjarja ka ndodhur në Porto Romana, Milano, Itali, e vërteta duket se është ndryshe.
JOQ ALBANIA ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në Berlin teksa shqiptarët po darkonin në një restorant.
Personat që kanë ardhur me makinë dhe kanë përplasur mes makinave shqiptarin, janë kurdë dhe marokenë.
Sapo kanë dëgjuar zhurmat, shqiptarët e tjerë që ndodheshin në lokal kanë dalë jashtë dhe kanë sulmuar me karrige e sende të tjera makinën e dy të huajve.
Shkak për këtë sherr dyshohet se është bërë gjobëvënia për shkak të dhënies së parave me fajde.
I riu shqiptar që u sulmua nga marokeni dhe kurdët thuhet se është arrestuar nga policia e Berlinit pasi i ka ndjekur dy të huajt dhe ka vijuar sherrin me sende të forta.