Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shtime, ku një person humbi jetën teksa një tjetër u lëndua pas përplasjes së tre automjeteve mes vete.
Sipas policisë, raporton sinjali ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 teksa në aksident u përfshinë një kamion dhe dy vetura.
Mësohet se personi që humbi tragjikisht jetën në këtë aksident është Hanor Prapashtica.“Humbja jote sot në aksident na e këputi shpirtin Hanor-Naser-Prapashtica(djali i mixhes)Do të kujtojmë gjithmonë të dashur dhe të urtë si ishe me të gjithë ne gjithmonë u Prehtë në parajsë”, kanë shkruar familjarët e tij.