Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.
Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 70-vjeçari me iniciale Q.B.
Ky i fundit është arrestuar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.