Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur së fundmi në Porta Romana, Milano, Itali.
Në pamjet e sherrit që janë bërë virale në rrjetet sociale mund të shihet një automjet që fillimisht përplas dy persona, njërin për derën e një makine parkuar aty pranë.
Pas kësaj shoferi, kombësia e të cilit nuk dihet, tenton të largohet, por disa shqiptarë vijnë dhe e godasin me karrige ndërsa nuk mungojnë as të sharat shqip që lehtësisht kanë identifikuar origjinën e të përfshirëve në sherr.
“O i çmendur, do të q* motrën, do të q* rrobt! Hape derën ore, hape derën. Do të q* rrobt ty...", dëgjohen duke thënë shqiptarët.
Por shoferi arrin të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ende dihet se cili ka qenë motivi i këtij sherri agresiv mes shqiptarëve.