“Djali nuk ishte problematik”, flet babai i të riut që u vra në Shkodër: Mezi e kam rritur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2025, 09:53

Ramazan Mata është 33-vjeçari i vrarë gjatë natës në fshatin Dragoç të Postribës.

Babai i të riut që jetonte në Belgjikë ka deklaruar para policisë se nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.

Fatmir Mata shprehet gjithashtu se në dijeninë e tij, Ramazan Mata nuk ka pasur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë dhe se nuk ka qenë aspak person problematik.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, tha i ati i viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit