Vrasje në Shkodër, i riu qëllohet me armë brenda në makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.01.2025, 08:44

Një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë natës në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës, por nuk dihen ende detajet e krimit.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejtë vendit të ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave, me qëllim zbardhjen e rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit