Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për të raportuar humbjen e vëllait të saj, Ndriçim Mahmutaj, 27 vjeç.
Ajo kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur pasi familjarët kanë humbur kontaktet me të që prej datës 24 dhjetor 2024.
Sipas informacioneve të siguruara nga familjarët, 27-vjeçari është parë për herë të fundit në stacionin e trenit në Langhagen të Hannoverit në Gjermani.
Më poshtë është apeli i plotë i saj:
Familjarët dhe të afërmit janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e çdo personi që mund të ketë informacion për vendndodhjen e Ndriçimit.
JOQ Albania ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Gjermani dhe në zonën e Hannoverit, kontaktojnë menjëherë me familjen Mahmutaj nëse kanë ndonjë informacion mbi 27-vjeçarin.