Plot 81 vite të martuar, çifti shekullor zbulon sekretin e martesës së suksesshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2025, 21:41

Një çift shekullor në Angli ka festuar përvjetorin e 81-të të martesës së tyre. Dorothy Walter, 103 vjeç, dhe Tim Walter, 102 vjeç, u njohën si 18-vjeçarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa punonin në një fabrikë avionësh në Southampton.

Ata u martuan në moshën 21-vjeçare dhe tani jetojnë së bashku në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në Wingham, Kent.

Sipas çiftit, sekreti i martesës së tyre të gjatë dhe të suksesshme është fakti që “kurrë nuk grinden”.

Z. Walter tha: “Jemi lumturuar gjithmonë bashkë, gjithmonë të lumtur. Në mbrëmje shkoja me biçikletë për ta takuar.”

Ndërkohë, znj. Walter shtoi: “Ka kaluar shumë kohë. Thjesht u pëlqyem menjëherë. Ai më ftoi në kinema dhe kaq ishte. Ne biem dakord, diskutojmë, por nuk grindemi kurrë.”

Ajo përfundoi duke thënë: “Nuk mund ta besojmë që kanë kaluar 81 vite.”

Pas Luftës, çifti u vendos në Elmstone, ku kaluan 32 vite si fermerë dhe gjithashtu udhëtuan nëpër Evropë me varkë.

Ata jetuan në shtëpinë e tyre deri në moshën 101-vjeçare, para se të zhvendoseshin në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në vitin 2022. Çifti ka dy vajza, dy nipër dhe mbesa, si dhe tre stërnipër e mbesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit