Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër, dyshohet gripi i shpendëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.01.2025, 17:33

Në Plazhin e Vjetër janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur, përfshirë lejlekë dhe specie të tjera të faunës së egër, duke ngritur shqetësime për shëndetin publik dhe mjedisor. Shkaku mbetet i paqartë, por dyshimet kryesore lidhen me gripin e shpendëve, ndotjen mjedisore dhe ndërhyrjet njerëzore në ekosistem.

Plazhi i Vjetër është një zonë e njohur për ndotje nga mbetjet industriale dhe anijet gjeneratore Tigri1 dhe Tigri2, të cilat akuzohen për shkarkimin e mbetjeve të rënda në ujë. Përveç kësaj, prurjet e ujërave të ndotura dhe mbeturinat urbane përkeqësojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës, duke mundësuar helmimin e shpendëve përmes zinxhirit ushqimor.

Një tjetër shqetësim madhor është gripi i shpendëve, një sëmundje shumë ngjitëse që mund të kalojë edhe tek njerëzit. Për këtë arsye, autoritetet kanë nisur dezinfektimin e zonës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktin me shpendët e ngordhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit