Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për vjedhjen e 400 eurove nga një punonjës lavazhi. I riu, me inicialet I.A., u ndalua pas hetimeve të autoriteteve, që e identifikuan si autorin e dyshuar të ngjarjes.
Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur më 31 dhjetor 2024, në lagjen nr. 3 të Sarandës. Pas denoncimit të rastit, shërbimet e policisë nisën hetimet dhe arritën të identifikojnë të dyshuarin, duke organizuar kapjen e tij.
I arrestuari do të përballet me akuzën e vjedhjes me dhunë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar lidhje të mundshme me raste të tjera.