Arratisja e dy shqiptarëve, mediat greke: Skandal! Kriminelët s’ruheshin siç duhet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2025, 15:13

Dy shtetas shqiptarë, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, janë arratisur nga burgu i sigurisë së ulët i Kassavetias, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga mediat greke dhe oficerët e policisë.

Të dy, të dënuar me nga 20 vjet heqje lirie për akuza të rënda, përfshirë vrasje dhe grabitje me armë, mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut dhe kishin përfituar 5 leje gjatë vitit 2024.

Mediat dhe oficerët e policisë shprehën habi për faktin që kriminelë me një histori kaq të rrezikshme, të cilët kishin kryer vrasje dhe grabitje të dhunshme, ishin mbajtur në një burg me siguri të ulët dhe kishin marrë leje.

“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm, dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha për “Zougla” një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal.

“Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi”, vijon më tej media greke.

Qosja dhe Toçi ishin pjesë e një grupi kriminal shqiptar-grek, të akuzuar për vrasje dhe grabitje, përfshirë vrasjen e një 53-vjeçari grek dhe një gruaje 75-vjeçare, si dhe serinë e grabitjeve të dhunshme në vitet 2015 dhe 2016. Ata ishin arrestuar në 2016, dhe pas kalimit të afatit të paraburgimit, u liruan me masë sigurie "detyrim paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë vendit."

Pas arratisjes, policia greke ka nisur një operacion të gjerë për të kapur dy të arratisurit, duke intensifikuar kontrollet në të gjithë Greqinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit