Vlorë/ Banorët jetojnë pa kosha mes plehrave: “Bashkia nuk merr asnjë masë”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 04.01.2025, 14:11

Një qytetar na është drejtuar lidhur me Një problematikë në zonën pranë “Elektrikut” në Vlorë, ku situata e mbeturinave vijon të jetë shqetësuese. Grumbuj mbetjesh janë kthyer në shqetësim të përhershëm për banorët e një pallati ku banojnë mbi 30 familje.

Gjendja rëndohet nga mungesa e koshave të mbeturinave, duke e bërë situatën të papërballueshme për banorët e zonës. Qytetari thotë se, megjithëse problematika është e vazhdueshme, institucionet përgjegjëse dhe Bashkia e Vlorës nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e situatës.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq albania! Kjo eshte gjendja aktuale ne zonen e quajtur prane elektrikut ne Vlore. Bashkia dhe institucianet pergjegjese nuk marin masa per pastrimin e mbeturinave.Gjithashtu dhe mungesa e koshave te mbeturinave eshte nje shqetsim me vete ktu ne kte lagje. Ju lutem ta postoni si shqetsim se kjo situat eshte perher ne kte lagje. Ju falemnderit! Ky eshte dhe pallati ku banojm mbi 30familje dhe duhet te shikojm kte situat cdo dit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit