Gazeta britanike: Paratë nga shtëpitë e barit në Skoci financojnë kullat në Tiranë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 04.01.2025, 13:24

Grupet kriminale shqiptare kanë zgjeruar aktivitetin e tyre të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi dhe magazina nga Anglia dhe Uellsi drejt Skocisë. Gazeta skoceze Daily Record ka trajtuar këtë fenomen në faqen e parë, duke raportuar për përfshirjen e shqiptarëve në ngritjen e fermave të kanabisit në çdo qytet të Skocisë, ku fitimet prej miliona stërlinash përdoren për ndërtimin e kullave në Tiranë.

Policia dhe kompanitë e energjisë në Skoci po bashkëpunojnë për të luftuar këto ferma, të cilat vjedhin energji për të ndriçuar llampa të fuqishme. Artikulli sjell shembuj konkretë, si rasti i Ilir Kasës, i dënuar me 8 vite burg pasi policia gjeti dy ferma me 500 rrënjë kanabisi me vlerë 300,000 stërlina në Gllasgou. Një tjetër, Arben Ketuka, pranoi akuzat për kultivimin e 200 bimëve kanabisi me vlerë tregu 172,000 stërlina.

Në Dundee, shqiptarët Adiol Hila dhe Indrit Saraci u dënuan me mbi 3 vite burg secili, pasi u zbuluan me një fermë me 3,000 rrënjë kanabisi që kapte vlerën 1.7 milion stërlina. Ata kishin hyrë ilegalisht në Britani me gomone dhe ishin zhvendosur në Skoci për të vazhduar aktivitetin kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit