Duke filluar nga sot, të gjithë përdoruesit e aksit rrugor Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë një tarifë prej 2.52 euro me TVSH për kalim për mjetet e vogla, e më shumë për automjete të përmasave më të mëdha.
Koncesioni i dhënë nga qeveria kompanisë “Gener 2”, të Bashkim Ulajt është lidhur nëpërmjet një kontrate 35-vjeçare me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Tarifa do të llogaritet çdo vit në bazë të kursit zyrtar të këmbimit lekë/euro të BSH dhe do të rishikohet çdo katër vjet. U tha se për pagesat në lekë, do të përdoret një kurs i përcaktuar në kontratë, i afërt me atë të tregut, por duket se kompania po abuzon me kursin.
Kompania planifikon t’ju vjelë mbi 1.3 MILIARD EURO (pa TVSH) si të ardhura nga tarifat gjatë periudhës së koncesionit.
Shumë banorë të zonës kanë protestuar për kalimin nga një rrugë dytësore me qëllim shmangien e pagesës së tarifës, por Rama në bashkëpunim me oligarkun e preferuar nuk i kanë dhënë popullit rrugë alternative.