Në episodin e katërt të sezonit të dytë të serialit të njohur “Squid Game”, me titull “Six Legs”, shfaqet flamuri shqiptar. Gjatë njërës prej sfidave ku lojtarët marrin pjesë, ndër flamujt e shumtë të pranishëm, bie në sy edhe flamuri kuqezi.
Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e shikuesve shqiptarë, të cilët e kanë shpërndarë masivisht këtë moment në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për përfshirjen e simbolit kombëtar në një serial me popullaritet global.
“Squid Game” është një serial korean i platformës Netflix, i cili trajton historinë e qindra individëve që marrin pjesë në lojëra vdekjeprurëse për të fituar një çmim të madh monetar. Sezoni i dytë i serialit u publikua më 26 dhjetor 2024 dhe ka shtatë episode.