Një skenë e pakëndshme ka ndodhur në një aeroport, ku një zonjë u përball me kritika nga një punonjës për gjuhën e papërshtatshme që përdorte në prani të një fëmije të vogël. Zonja, e cila po komunikonte me video-call në një tablet me një të afërme, dëgjohet duke përdorur fjalë banale teksa rrëfente një histori.
Punonjësi i aeroportit ndërhyri duke e kërkuar që të ulte zërin, duke theksuar se krah saj ishte një fëmijë.
Por ndërhyrja e tij duket se e acaroi zonjën, e cila reagoi me nervozizëm dhe refuzoi të ndryshonte sjelljen e saj, duke i thënë punonjësit se nuk do të largohej vetëm sepse ia kërkoi ai.
Videoja ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.