“Kthe urgjent derën e sahatit që vodhe!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2025, 08:44

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lagjen “Fresku” në Tiranë, ku një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur derën e sahatëve të ujit në mes të ditës.

Incidenti ka shkaktuar indinjatë të madhe tek banorët e zonës, duke qenë se ky akt mund të shkaktojë dëme serioze dhe pasoja ligjore për familjet që përdorin këto sahatë.

Banorët kanë bërë thirrje që personi të rikthejë derën e vjedhur, duke paralajmëruar se do të marrin masa personale nëse autoritetet nuk ndërhyjnë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga policia.

DENONCIMI:

“Në mes të ditës tek Fresku, Fizika Bërthamore ky vjedh derën e sahatëve të ujit që nqs dëmtohen të fusin në burg. Ktheje derën urgjent mbrapsht se do merremi personalisht edhe po su mor policia me ty!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit