Mjegull në rrugën Gajre – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2025, 14:09

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” pasdite informuan se për shkak të mjegullës ka ulje të dukshmërisë deri në 30 metra në aksin rrugor fshati Gajre – Kodrën e Diellit, deri në 50 metra në qafën malore Bukovë edhe deri 70 metra në qafën malore Gjavatë.

Siç theksohet në kumtesë, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit. Në pjesët tjera të shtetit, rrugët ishin kryesisht të thata.

” NP “Rrugët e Maqedonisë” me të gjithë mekanizmin është në dispozicion dhe fuqinë punëtore është e përfshirë në pastrimin e rrugëve. Gjithashtu në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojmë, si të përballemi me rrëshqitjet e borës në kohë. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla”, shtohet në kumtesë.

Apelohet drejtimi i kujdesshëm i automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur, si dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit