Ulni brekët! Bashkim Ulaj do fillojë t’ju vjedhë nga nesër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.01.2025, 18:50

Nga nesër, të gjithë qytetarët që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të përballen me një tarifë prej 270 lekësh për çdo kalim. Kjo tarifë është pjesë e sistemit të pagesave për rrugën, me vlera që fillojnë nga 2.1 euro pa TVSH dhe 2.52 euro me TVSH. Por duket se kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt, e cila menaxhon këtë projekt, ka zgjedhur të mos respektojë kursin e këmbimit, duke rritur çmimin për qytetarët shqiptarë.

Ky nuk është skandali i vetëm që lidhet me “Gener 2”. Në harkun e vetëm 12 ditëve, qeveria ka shpërblyer Bashkim Ulajn me dy projekte të mëdha dhe të diskutueshme.

Projekti i parë është ndërtimi i një termocentrali në Roskovec, i cili ka ngjallur zemërimin e banorëve lokalë. Në mbledhjen e 18 dhjetorit, qeveria miratoi ndërtimin e këtij TEC-i me kapacitet 170 MW, një projekt ku “Gener 2” mban 30% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes kompanive greke “DEPA COMMERCIAL S.A” dhe “GEK TERNA Holdings”. Sipas zërave, këto kompani janë thjesht fasadë, ndërsa kontrolli i vërtetë është në duart e Bashkim Ulajt, i cili ka lobuar për këtë projekt për dy vite.

Banorët e disa fshatrave të prekur nga ky projekt, si Suk-1, Arapaj, Strum, dhe të tjerë, kanë protestuar duke kërkuar bllokimin e tij, por qeveria nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në ditët e fundit të vitit, qeveria miratoi një tjetër kontratë koncesionare për Bashkim Ulajn dhe partnerët e tij. Projekti për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, 13.5 kilometra i gjatë, do të kushtojë 44.6 milionë euro pa TVSH dhe do të ketë një kohëzgjatje 35-vjeçare.

Ky segment është pjesë e korridorit blu dhe do të ndërtohet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers”, dhe “I.D.K – Konstruksion”. Ndërsa qeveria mbron këto projekte si zhvillim ekonomik, për shumë qytetarë dhe ekspertë, ato janë shembuj të qartë të favorizimit të oligarkëve në kurriz të shqiptarëve.

Nisur nga këto zhvillime, një gjë është e qartë: shqiptarët do të paguajnë, ndërsa oligarkët do të përfitojnë. Bashkim Ulaj është vetëm shembulli më i fundit i kësaj praktike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit