“Bashkia Shkodër kap qentë shtëpiakë dhe i gjymton për të justifikuar punën e saj”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.01.2025, 15:56

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues për abuzimin ndaj kafshëve nga ana e bashkisë Shkodër.

Qytetarja ka treguar se qeni i saj, i cili gjithmonë qëndronte pranë shtëpisë dhe nuk shqetësonte askënd, para 10 ditësh ishte zhdukur papritur.Sipas saj, skuadrat që punojnë për Bashkinë e Shkodrës me qëllim kapjen e qenve të pastrehë, kanë marrë qenin e saj nga shtëpia dhe e kanë gjymtuar duke i vendosur edhe numër matrikullimi.

Ndërkohë që mendonte se qeni kishte humbur, sot ai është kthyer në shtëpi në një gjendje të keqe shëndetësore, i lodhur, i plagosur dhe pa mundësi të qëndronte në këmbë.

Përveç plagëve të rënda, qeni kishte gjithashtu një matrikull të vendosur në vesh, një praktikë që duket se ka për qëllim të justifikojë kapjen e tij nga grupet e ngarkuara.

Qytetarja ka apeluar për publikimin e këtij rasti dhe kërkon që autoritetet lokale dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve të ndërhyjnë menjëherë për të parandaluar abuzime të tilla dhe për të mbrojtur kafshët që janë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! ju lutem anonim, jam nje qytetare nga shkodra doja te publikoni rastin tim. Pasi disa skuadra qe punojne per bashkine e shkoders per kapjen e qenve kane kapur qenin tim te shtepise para 10 ditesh ku un e dija te humbur. Sot qeni me erdhi ne shtepi ne gjendje shume te keqe shendetsore dhe me nje matrikull ne vesh. Per perfitime te tyre po kapin qent e shtepive duke i gjymtuar pa dijenine e personit qe kujdeset per to. Kapja e qenit tim eshte bere para deres se shtepise i cili qendron aty gjithmone pran makines time duke mos shqetesuar asnje nga banoret e lagjes pasi eshte shum i dashur.

Ato lloj skuadrash jane per te kapur qent e pastreh dhe jo te justifikojne punen e tyre duke kapur qent e shtepive tona. Ju faleminderit anonim ju lutem.

Qeni sot me erdhi ne shtepi. Eshte shume e lodhur ku smund te qendroje as ne kembe pasi plaga e saj esht shum delikate ku sme lejon as ta prek. Tek kjo foto esht kur erdhi ne shtepi dhe e ushqeva pasi ishte shume e dobet dhe shum e uritur,mezi e mbanin kembet. Ju lutem publikojeni kete rast qe ti ndalojne keta lloj njerzish qe bejne deme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit