Ministria italiane e Drejtësisë: Shqiptarët ndër grupet më të përfshira në veprat penale

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.01.2025, 14:14

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria Italiane e Drejtësisë, gjatë vitit 2024, 6395 shtetas shqiptarë janë vënë nën masa ndalimi, nën hetim ose nën akuzë për vepra penale nga drejtësia italiane.

Raporti, i cili përfshin periudhën nga 1 janari deri më 15 dhjetor 2024, tregon se shqiptarët janë ndër grupet më të përfshira në vepra penale mes shtetasve të huaj në Itali, duke u renditur të tretët pas shtetasve marokenë dhe rumunë.

Gjatë vitit 2024, drejtësia italiane ka ndjekur penalisht gjithsej 241,951 persona, nga të cilët 49,353 janë shtetas të huaj. Prej tyre, shqiptarët përbëjnë një përqindje të lartë, me 2002 shtetas të burgosur, nga të cilët 22 janë gra.

Në raport theksohet një rritje e përfshirjes së të miturve të huaj në krime. Aktualisht, 14 të mitur shqiptarë (12 djem dhe 2 vajza) po vuajnë dënimin në Institutet Penale për minorenë në Itali, ndërsa 35 të tjerë, përfshirë një vajzë, po rehabilitohen pranë komuniteteve për të mitur.

Raporti ngre shqetësime mbi sigurinë dhe rendin publik në Itali, veçanërisht në lidhje me krimet e kryera nga të miturit e huaj. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten një nga grupet më të përfaqësuara në statistikat e drejtësisë italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit