E dhunoi bashkëjetuesi, 34-vjeçarja në Fier tenton t’i japë fund jetës

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.01.2025, 12:18

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit, ku një grua 34-vjeçare ka tentuar të hidhet nga ballkoni pas dhunës dhe kërcënimeve të ushtruara nga bashkëjetuesi i saj.

Incidenti ka ndodhur në lagjen "Afrim i Ri". Sipas burimeve, 45-vjeçari me inicialet A. Y. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar gruan me një mjet prerës. E tmerruar nga situata, gruaja ka marrë vendimin ekstrem për të tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni.

Fatmirësisht, ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Fierit ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit