Një 21-vjeçar nga Tirana ka denoncuar në JOQ një rast të dyshimtë që përfshin një punonjës policie civil dhe sekuestrimin e makinës së tij, sipas rë riut pa marrë asnjë sqarim apo dokument zyrtar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur qytetari, së bashku me tre shokë të tij, është ndaluar në rrugë sipas tij, nga një person që pretendonte se ishte shef policie.
Sipas dëshmisë, incidenti filloi pasi pasagjerët në makinën e tij hodhën nga dritarja një kapsollë 50-lekëshe.
Ai shton se pas kontrollit në makinë u gjet një pako kapsollash, të cilat u përdorën si arsye për sekuestrimin e automjetit me pretendimin e “pranisë së lëndës plasëse.”
DENONCIMI I TË RIUT
”Përshëndetje JOQ,
Jam një qytetar 21 vjeç nga Tirana. Mbremjen e djeshme më ka ndaluar një shef policie civil në rrugë. Kam qenë me tre shokë, ku unë isha shoferi, dhe pasagjerët mbrapa hodhën nga dritarja e makinës një kapsollë 50 lekëshe. Ky polici civil, duke më prerë rrugën dhe për pak sa s’kam qenë duke i rënë, më ndalon makinën. Në moment, zbret nga makina e tij dhe i them: “Kush je ti që më pret rrugën ashtu?”
Ky më drejtohet si polic. I them: “Më trego pak kartën e policisë.” Më merr për në Komisariatin nr. 2 të Tiranës. Bashkë me shokët e mi, duke na kontrolluar, gjen tek makina pakon e kapsollave dhe, duke na thënë që për arsye të lëndës plasëse, do ju sekuestrohet makina.
Na çon në komisariat. Atje na merr një tjetër shef policie të gjitha sendet personale dhe na jep me zor të firmosnim disa letra. Ky civili u zhduk brenda sekondave; nuk e pamë më.
Na sekuestrojnë makinën dhe ikin pa fletë gjobe ose diçka tjetër. Na lanë të lirë, duke më mbajtur makinën në polici. Nuk kanë kaluar 24 orë dhe më kishin çuar makinën në pikë bllokimi.
Nuk kam ku të ankohem dhe çfarë të bëj. Ju lutem, më ndihmoni!”
Qytetari kërkon ndihmë për të zgjidhur këtë situatë dhe bën apel për hetim mbi sjelljen e paligjshme dhe arbitrare të zyrtarëve të përfshirë.