Punime skandaloze tek Unaza e Madhe e sapo-hapur! Do lini disqet me amortozator!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.01.2025, 08:58

Unaza e Madhe është vepra më e fundit infrastrukturore e cila i preu shiritin e kuq thesit të miliardave të dhëna deri më tani nga taksat e popullit-oligarkëve më të afërt të qeverisë.

Skandali me këtë vepër të re të inauguruar me bujë nga qeveria, i përngjan punimeve skandaloze të rrugës Thumanë-Kashar me beton të hapur, me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulaj e cila e nisi dhe u bitis nga kolegët oligarkë që kanë bërë të njëjtim dëm.

Që në shtator të 2021, Balluku premtoi hapjen në gusht të vitit 2023, por që rezultoi një premtim i pa mbajtur si çdo gjë tjetër në këtë qeveri. Më pas në 2023, ishte Berberi, ish-drejtues i ARRSH (në burg tashmë), tha se Unaza do të përfundonte në vitin 2024.

Unaza është hapur me ngut të madh për të mbajtur premtimin e 31 dhjetorit, por punimet shkel e shko kanë skandalizuar qytetarët.

Njëri prej tyre ka dërguar pamje të cilësisë së dobët të punimeve në një segment të sapohapur të Unazës së Madhe, konkretisht në pjesën që lidh ish-Doganën me Paskuqanin duke shtuar se po të ecësh me limitin e shpejtësisë 90 km/h disqeve dhe amortizatorit duhet t’i jepni lamtumirën.

QYTETARI SHKRUAN:

“Pershendetje!

Desha te raportoj nje pjese te punimeve tek unaza e madhe qe eshte hapur tek e cila eshte bere nje punim skandaloz. Nje nga keto punime esht pjesa qe shkon nga ish-dogana per paskuqan.

Nderkohe qe shpejtesia e lejuar eshte 90, po te kalosh me 90 aty ju thua mirupafshin disqeve te makines edhe ndonje amortizatori po ashtu!

Ju lutem nese do e postonit do ishte ne te miren e komunitetit qe te vene dore dhe ta rregullojne si duhet unazen jo shkel e shko thjesht per te permbush objektivat kjo qeveri mashtruese!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit