Fation Janina, 39 vjeç, është arrestuar për vrasjen e fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gila, një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 30 dhjetorit në Durrës.
Kamera e sigurisë e një pallati në lagjen 16 ka dokumentuar lëvizjet e autorit, duke e treguar si personin e vetëm që hyri në ndërtesë para ngjarjes dhe doli disa orë më vonë.
Sipas hetimeve, motivi i krimit ishte një borxh prej 20 mijë lekësh që viktima i kishte autorit. Fation Janina, i cili prej kohësh jetonte i vetëm dhe ishte i njohur në zonë si konsumues i alkoolit, ka pranuar pas arrestimit të ketë kryer vrasjen. Ai fillimisht e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e ka therur me thikë.
Paulin Gila, një burrë i moshuar që gjithashtu jetonte i vetëm pasi fëmijët e tij ndodheshin prej vitesh në emigracion në Itali, humbi jetën në mënyrë tragjike për një shumë modeste parash.