Sherri te Parku Olimpik, Mir Pepa qëlloi me armë në klubin e natës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.01.2025, 16:22

Nata e parë e vitit në Tiranë u trondit nga një incident i rëndë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba”, ku u dëgjuan të shtëna me armë.

Pavarësisht masave të sigurisë, një person me precedentë penalë, Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa, arriti të futej i armatosur brenda.

Sipas disa raportimeve, mësohet se Pepa, i përfshirë më parë në ngjarje kriminale dhe i njohur për sjellje të dhunshme, është autori i të shtënave. Ky emër doli në qendër të vëmendjes gjatë verës së kaluar, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, sulmoi dhe plagosi në një lokal në Tiranë të dashurën e ‘kazanovës’ Pepa, Klea Prenga.

Mir Pepa njihet për përfshirjen e tij në ngjarje të ndryshme me precedentë penalë, shpesh të shoqëruara me incidente të armatosura. Ai hiqet si biznesmen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, por ka shumë dyshime se pasuria e tij është vendosur nga burime të jashtligjshme. Në vitin 2020, Pepa u plagos pas një sherri banal në një lokal në zonën e Brrylit. Pepa është i njohur për lidhjet e tij me figura publike dhe më parë ka qenë në një marrëdhënie me motrën e Oriola Marashit, Xhulia Marashi.

Ngjarja në "Cinco Cavalli" ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në klubet e kryeqytetit dhe ka ngritur diskutime për mënyrën se si individët me precedentë penalë arrijnë të shmangin kontrollet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit