Tetëdhjetë plumba u gjetën në xhepat e Aco Martinoviqit, 45 vjeç, pas ngjarjes tragjike në Cetinje, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën katër të tjerë. Në karikatorin e armës së tij u zbuluan gjithashtu disa fishekë të tjerë të kalibrit 9 mm, sipas burimeve jozyrtare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Martinoviq u plagos pranë shtëpisë së familjes dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin Danilo I në Cetinje. Incidentet filluan rreth orës 17:30, kur ai qëlloi për vdekje katër persona në një tavernë pranë Qendrës Sportive “Velestovo”.
Më pas, ai vrau katër persona dhe plagosi një tjetër në Bajice, ndërsa në vendbanimin Humci vrau dy fëmijë. Në Donji Kraji ai qëlloi për vdekje motrën e tij dhe një person tjetër. Viktimat përfshijnë tre gra dhe dy fëmijë, të cilët ishin vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç.