Një 15-vjeçar shqiptar i komunitetit rom është plagosur rëndë me armë zjarri në Aspropyrgo, Greqi. I riu është gjetur në rrugë nga një drejtues automjeti, i cili e ka transportuar menjëherë në spital.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda një banese në Nea Zoi, ku i mituri është plagosur dhe më pas është nxjerrë jashtë në rrugë. Gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike dhe ai po trajtohet në spitalin e Thriasios.
Incidenti vjen në një kohë kur autoritetet greke po përballen me rritje të veprimtarive të paligjshme nga grupe të ndryshme, përfshirë konflikte që kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur muajt e fundit.