Kabina elektrike i rrezikon jetën banorëve të fshatit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.01.2025, 10:17

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një denoncim shqetësues nga fshati Arre Temal, ku mbi 10 familje po jetojnë pranë një kabine elektrike që ndodhet në kushte të papërshtatshme dhe pa asnjë masë sigurie.

Sipas denoncuesit, kabina elektrike është e vendosur në mes të rrugës kryesore, duke u bërë rrezik për fëmijët dhe banorët që kalojnë aty çdo ditë.

Për më tepër, nuk ekziston asnjë rrugë alternative për të arritur në shtëpitë e fshatit, duke i detyruar banorët të kalojnë pranë kabinës së rrezikshme.

Qytetari apelon që institucionet përkatëse të marrin masa urgjente për të siguruar kabinën elektrike, duke ndërtuar mure mbrojtëse dhe duke vendosur një derë për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

“Pershendetje JOQ si jeni? Gezuar festat e fundvitit!

Desha te bej kete denoncim ne fshatin Arre Temal se jetojne mbi 10 familje.

Gabina elektrike eshte pa asnje kusht, asnje siguri per femijet dhe njerezit qe kalojne aty sepse gabina ndodhet ne rruge e ska rruge tjeter per te ik tek shpia ne fshat.

Ju lutem postojeni te veje dikush dore, thjesht ti bejne muret e ta vendosin nje dere, faleminderit!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit