Qytetari publikon pamjet misterioze: Krijesa e çuditshme shfaqet te Liqeni i Farkës!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.01.2025, 09:37

“Kjo është video e një krijese të çuditshme! E pashë herën e parë dhe kujtova se ishte varkë por herën e dytë e pashë se nuk ishte varkë po një gjë e çuditshme”

Një qytetar ka ndarë një video të pazakontë nga ballkoni i shtëpisë së tij, duke pretenduar se ka parë një krijesë të çuditshme në Liqenin e Farkës. Në fillim, ai mendoi se bëhej fjalë për një varkë, por pas vëzhgimit të dytë, kuptoi se objekti nuk ishte asgjë e zakonshme.

“Videoja është bërë me HD, por për shkak të zmadhimit maksimal të kamerës, cilësia nuk është shumë e mirë,” shpjegon ai.

Pamjet kanë ngjallur kureshtjen e banorëve të zonës, ndërsa shumë pyesin nëse bëhet fjalë për ndonjë fenomen natyror, një krijesë të pazbuluar, apo thjesht një iluzion optik.

Ky rast misterioz ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur pyetje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit