I moshuari i pastrehë është lënë të flejë jashtë në të ftohtë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.01.2025, 08:43

Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues pranë redaksisë së JOQ, duke kërkuar ndihmë për një të moshuar që po qëndron jashtë, i pastrehë dhe i pambrojtur.

Sipas denoncuesit, i moshuari qëndron çdo natë në trotuarin pranë hyrjes së urgjencës, pa asnjë mundësi strehimi apo mbështetjeje.

Situata është veçanërisht shqetësuese, pasi ora shënonte 12 e natës kur ai u pa duke qëndruar në rrugë.

Denoncuesi tregon se i ka dhënë ushqim, ujë dhe një batanije të moshuarit, po ashtu edhe 5 mijë lekë.

Megjithatë, ai apelon që institucionet përgjegjëse, veçanërisht ato që merren me të pastrehët, të ndërhyjnë për ta strehuar të moshuarin në një shtëpi të posaçme, si ajo e të moshuarve.

“Pershendetje joqalbania! Ju lutem publikojeni kete problem, nje i moshuar qendron naten jashte.

Eshte i pastrehë dhe institucioni qe meret me te pastrehet ta strehojnë te moshuarin se dhe ky eshte njeri si te gjithe dhe nuk mund te lihet ne kater rruget.

Ora 12 e nates dhe ky qendron ne rruge, sic e shikoni vidjo ndodhet te trotuari ne hyrje urgjencës.”

I dergova me ngrene dhe me pire dhe nje batanie se ma kerkoj dhe i dhash dhe 5 mije lek por uroj qe ky te dergohet te shtepia e te moshuarve”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit