I mituri në Elbasan dëmtohet rëndë në sy prej shpërthimit të kapsollës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.01.2025, 17:01

Një fëmijë ka pësuar një dëmtim serioz në sy si pasojë e shpërthimit të një kapsolle.

I mituri u transportua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit, ku pas ekzaminimeve fillestare u konstatua një dëmtim i rëndë në kanalin e lotit. Për të marrë trajtim të specializuar, ai u transferua në Tiranë.

Vetëm një ditë më parë, Shefi i Urgjencës në Elbasan u bëri apel prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit