Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet goditi një turmë njerëzish gjatë festimeve për Vitin e Ri në New Orleansx SHBA.
Automjeti hyri në Rrugën Bourbon në lagjen Franceze të qytetit, duke shkaktuar atë që zyrtarët e quajtën një "incident me viktima masive" në orët e para të ditës së Vitit të Ri.
Të plagosurit u dërguan në pesë spitale,
dhe disa dëshmitarë thanë për mediat se një kamion i bardhë u përplas me turmën me shpejtësi të madhe, përpara se shoferi të dilte dhe të fillonte të gjuante me armë.
Policia u përgjigj me zjarr duke vrarë shoferin autor të ngjarjes së rëndē.
Rruga Bourbon është e njohur për jetën e saj të natës dhe qyteti ishte përgatitur për turma të mëdha që festonin Vitin e Ri.