Festimet e Vitit të Ri, 16 persona përfundojnë në spital nga dëmtimet

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 01.01.2025, 14:12

Gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital për dëmtime të shkaktuara nga lëndët piroteknike.

Në një tjetër rast, në rrugën “Selaudin Zorba,” një 20-vjeçar ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbë, dyshohet si pasojë e një plumbi që ka rënë në oborrin e banesës së tij.

Pas marrjes së mjekimit, të gjithë të lënduarit janë kthyer në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit