Prej sot gjoba për ata që nuk posedojnë lejet e vozitjes me emrin e ri kushtetues

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.01.2025, 13:11

Nga sot patentat e shoferit në Maqedoninë e Veriut, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, do të ndalojnë të vlejnë.

Qytetarët të cilët do të ndeshen nga policët dhe të cilët posedojnë vetëm patent shoferi me emrin e vjetër, do të gjobiten me 100 euro.

Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit