Avioni i WizzAir devijon në Pescara, pasagjerët mbahen brenda prej 5 orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.01.2025, 12:32

Një avion i WizzAir që ishte nisur në orën 6:30 nga Tirana dhe kishte destinacion Barin, ka devijuar në Pescara për shkak të motit dhe mjegullës.

Pas disa tentativave për t’u rinisur sërish, avionit i ka mbaruar karburanti dhe nisja nuk është kryer deri sa avioni është furnizuar me karburant të mjaftueshëm.

Pasagjerët, shumë prej tyre shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në avion për më shumë se 5 orë.

Edhe pse në avion ka patur të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë që qanin pa pushim, ata nuk janë lejuar të zbresin apo dalin jashtë.

Rreth orës 12:15, avioni ka mbërritur në Bari dhe pasagjerët kanë zbritur.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje Doja t'ju informojë që avjoni wizzair. Nga Tirana për në bari ka devijuar në Pescara Mjegull në bari

Ndejtem 45 minuta në ajër duke u rregulluar kot. E pastaj na sollën në Pescara sepse i mbaroj karburanti. Tani na kanë lënë mbyllur në avjon,s'na lejnë të zbresim

Thonë që do mbushen me karburant e do na çojnë në bari prapa. Në avjon ka gra shtatzanë ,kalamaj të vegjël. Akoma vazhdojmë të jena në Pescara në avjon

Kalamaj që qajnë ,njerëz që duan të janë dhe ktu nuk ju japin as një gjë pa lekë dhe pse kena 4 orë vonesë e të mbyllur në avjon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit